
Më shumë se 5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga nisja e luftës.
Këtë shifër e ka raportuar OKB-ja.
Saktësisht janë 5.034.439 ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR), nga të dhënat e së cilës del se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.



