
Kryebashkiaku i Bashkisë së Lezhës ka thënë në një deklaratë për media se borxhi aktual në këtë institucion vendor, llogaritet 2.6 miliard lekë. Si pasojë e borxhit, bashkia mbetet në një situatë të vështirë financiare, ndërsa sipas Ndreut tek të ardhurat kanë ndikuar edhe bllokimi i lejeve të ndërtimit në këtë zonë.



