Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë, ku në një magazinë ka pasur një shpërthim dhe si pasojë e së cilës, 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 7 të tjerë janë plagosur.
Siç bënë të ditur gazetari Xhevair Zhabina, në MCN live, së fundmi lidhur me rastin është ndaluar një person, që monitoronte punimet në atë magazinë.
Zhvillimi i ditës së sotme është arrestimi i Leonard Gjinit i cili ka qenë porosi që kryente monitorimin e punësimeve na të që kishin marrë leje për të bërë ato lloj punimesh,
Janë marrë dëshmi të pjastrave të Bashkisë së Lushnjës, akuzat janë shkelja e rregullave te punës me pasoja të rënda, pasi kanë humbur jetën dy persona.
Nuk di të jetë marrë në pyetje deputeti Çela pasi ndodhet ende në trajtim mjekësor, dhe nuk ka qene i mundur administrimi i dëshmisë së tij dhe për të folur për mënyrën se si është ndërtuar magazina dhe mungesa e dijenisë nga ana e strukturuarve shtetërore për atë se çfarë po ndodhte aty, është problemi më i madh që ne duhet diskutuar dhe duhet hetuar Prokuroria e Lushnjës.
Në dijeninë time janë marrë dëshmi, po punohet, nuk mund të jetë ky arrestimi i vetëm por mund të jenë edhe persona të tjerë.
Teksa ndërtimi sipas të dhënave të para të prokurorisë është kryer në kapërcim të lejes së ndërtimit, për gazetarin Zhabina, kjo bie në tërë institucionet përgjegjësi shtetërore atje të cilat duhet hetuar sepse nuk kishin dijeni se çfarë ndodh në territorin e tyre.
Përgjegjësi në tërë këtë histori duhet të kenë institucionet shtetërore më shumë sesa ato private, sepse një privat mund të shkel ligjin.
Por disa institucionet të mos kenë dijeni se çfarë ndodh në territorin e tyre, kjo është për të vënë duart në kokë. Këtu duhet fokusohet hetimi i Prokurorisë në ketë rast.
Kemi bashkinë e Lushnjës, që nuk ka dijeni, policinë poashtu që nuk ka dijeni.



