Gjykata e Lartë 110 vjet, Begaj: Drejtësia s’duhet të lërë asnjë të pandëshkueshëm. Kim: Reforma në Drejtësi nuk ndryshon

Gjykata e Lartë 110 vjet, Begaj: Drejtësia s’duhet të lërë asnjë të pandëshkueshëm. Kim: Reforma në Drejtësi nuk ndryshon

Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë, presidenti Bajram Begaj tha se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë pikërisht një drejtësi e besueshme, e pavarur ku askush nuk është i pandëshkueshëm.

Reforma në drejtësi synoi të sjellë një sistem drejtësie të besueshëm, të pavarur, ku ligji sundon dhe ku nuk ka të pandëshkueshëm. Reforma nuk ka qenë e lehtë, pasi sfidat e saj kanë sjellë vonesa. Si president e si qytetar kërkoj të garantohet aksesi në drejtësi. Të punohet mbi implementimin e hartës së re gjyqësore.

Ndërsa ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vendin tonë Yuri Kim në fjalën e saj është shprehur se gjatë viteve që ajo ka qenë në Tiranë është bërë punë e madhe në këtë drejtim. Kim është shprehur se gjatë këtyre viteve është arritur që Gjykata e Lartë të bëhet funksionale tashmë me 16 anëtare ku dhe 3 vakancat e mbetura duhet që të zëvendësohen sa më parë për të siguruar drejtësinë  e merituar për shqiptaret.

Ndër të tjera diplomatja amerikane ka theksuar se me rritjen e besimit në drejtësi do të kemi dhe rritje të besueshmërisë nga ndërkombëtaret dhe rritjen e investimeve.

Populli shqiptar meriton drejtësinë të dhënë në kohë. Është e rëndësishme që të ndihmojmë për arritjet dhe të kujdesemi për to. Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë dhe të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA BE dhe vendet e tjera partnere duhet që të qëndrojnë të bashkuara por në fund janë drejtuesit Shqiptare dhe i Përket Shqipërisë ne do të vazhdojmë që t’ju mbështesim. Mund të ndryshojë ambasadori por jo mbështetja. Unë shikoj në sallë shumë persona me të cilët kam punuar personalisht shpesh i kemi thënë njëri tjetrit fjalë që nuk duhet ti kishim thënë, por ju duhet që të kuptoni se SHBA kërkon që të bëjë një reformë sa më të mirë për drejtësi, ne e bashkëndajmë shpresën e popullit shqiptar se mundësitë janë të disponueshme dhe askush nuk është mbi ligjin.

Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj tha se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë.

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as vetë gjyqtarët dhe as qeveria, të gjithë janë të barabartë përpara tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy