Shqipëria U-21, u rikthye te fitorja, pak ditë pas asaj humbje ndaj moshatarëve të Finlandës.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, mposhtën me rezultatin 2-0 Malin e Zi, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Në ndeshjen e zhvilluar në Rrogozhinë, dy golat për Shqipërinë u shënuan nga Medon Berisha me penallti në minutën e 27-të dhe Stiven Shpendi në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, kuqezinjtë ngjiten në vendin e parë me 9 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Zvicrës, por këta të fundit kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.



