“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Durrësit ditën e sotme, ndaj ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili.
Arrestimi i tij u bë pasi rezulon ka ndërtuar një resort me 11 kabina tip garsoniere dhe pishinë në zonën e Kepit të Rodonit, gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës.
Ai u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë”, në fshatin Shetaj në Ishëm, resort i cili u hodh në erë me shpërthim të kontrolluar një ditë më parë.
Halili e kishte ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhej nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e veprave penale “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.



