Bansky provokon Bienalen e Venecias (FOTO)

Bansky provokon Bienalen e Venecias (FOTO)

Pas murales që u hamendësua se ishte vepër e Banksy-t në Venecia, artisti anonim i rrugës ka provokuar sërish. Vepra në fjalë është një seri pikturash, të sistemuara, që në tërësi bëjnë një tjetër pikturë të madhe me titull “Venecia në vaj”. Konfirmimi se është vepër e tij ka ardhur nga llogaria e Banksy-t në Instagram.

Pikërisht këtu nis provokimi. “Duke sistemuar kavaletat e mia në Bienalen e Venecias. Edhe pse është eventi historik më prestigjioz dhe i rëndësishëm në botë, nuk më kanë ftuar asnjëherë”, thuhet në mesazhin që shoqëron foton në Instagram. Pra, protesta e Bansky-t është kundër asaj që në vepër paraqitet si anija e madhe.

Kolazhi i pikturave që mbajnë firmën e Banksy-t formon një kroçerë që kalon pranë “San Marco”-s.

Ambientalistët kanë qenë të parët që e kanë përshëndetur. “Faleminderit për dhuratën”, shkruan në postimin e tij Komiteti kundër Anijeve.

“Nuk mund të qëndroni këtu, duhet të largoheni”. Me këto fjalë, policia e Venecias ka larguar një burrë të veshur me pardesy, me kapele dhe shall. Personi në fjalë ishte vetë Banksy, artisti britanik i rrugës, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, por është shumë i famshëm në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy