
Kreu i Partisë Demokratike kishte deklaruar më parë se do të bojkotonte Komisionin për Reformën Territoriale, por pas mbledhjes së grupit parlamentar dje u vendos që deputetët do të marrin pjesë në punimet e tij.
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, tha për “MCN Live” se mbledhjet janë zhvilluar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste dhe se opozita nuk ka bojkotuar, por thirrja e mbledhjeve ka qenë njëanshme.
Më duhet ta sqaroj dita e djeshme nuk përcakton nëse duhet të shkojmë apo jo në komision.
PS prodhon lajme për t’i dhënë alibi vetes dhe për të krijuar përshtypjen se PD do të braktisë çështje të rëndësishme si Reforma Territoriale dhe Reforma Zgjedhore.
Këto janë dy komisione të miratuara me shumicë votash dhe janë domosdoshmëri për opozitën. Çdo qytetar e di se ligji është përdorur në mënyrë të padrejtë për tjetërsimin e votave.
PD është e angazhuar maksimalisht për të marrë pjesë në të dy komisionet e posaçme dhe për të siguruar që procesi të zhvillohet në mënyrë transparente.
Ne nuk kemi thënë kurrë se nuk do të marrim pjesë. Komisioni i Reformës Territoriale është shumë i rëndësishëm, dhe PD është plotësisht e interesuar për të pasur një reformë të drejtë dhe të balancuar.
Lidhur me këtë komision, askush se ne nuk është i interesuar për të pasur një reforme të tillë. Duhet të rriten numri i njësove vendore.



