
Katër ditë pas pushtimit të Afganistanit nga talibanët, YouTuber-ia 20-vjeçare, Najma Sadeqi u ul në shtratin e saj dhe regjistroi një video të fundit për ndjekësit e saj.
Zakonisht në postimet e saj ajo shfaqej duke gatuar dhe eksploruar Kabulin së bashku me miqtë e saj, me rroba me ngjyra dhe me muzikë të lumtur që luante në sfond. Por, para se Sadeqi të fillonte të fliste, shprehja e zhgënjyer në fytyrën e saj tregoi se kjo video ishte ndryshe.
"Meqenëse nuk na lejohet të punojmë dhe të dalim nga shtëpitë tona, të gjithë duhej të regjistronim një video të fundit," filloi ajo.
Ajo u tha shikuesve se ishte shumë e frikësuar për të ecur në rrugë, dhe u kërkoi atyre të luteshin për të.
"Jeta në Kabul është bërë shumë e vështirë, veçanërisht për ata që dikur ishin të lirë dhe të lumtur," tha ajo. "Uroj që të jetë një ëndërr e keqe, uroj që të zgjohemi një ditë," shtoi ajo, duke u ndalur ndonjëherë për të fshirë lotët.
"Por unë e di se nuk është e mundur ... dhe është një realitet."
Disa ditë më vonë, Sadeqi u vra në një sulm terrorist jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, thanë dy kolegë të saj për CNN.
170 afganë vdiqën ndërsa përpiqeshin dëshpërimisht të largoheshin nga vendi.



