Moti në një javë/ Gjoni: I qëndrueshëm dhe me diell, temperaturat ulen me 2°C (VIDEO)

Moti në një javë/ Gjoni: I qëndrueshëm dhe me diell, temperaturat ulen me 2°C (VIDEO)

Java do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, sipas parashikimit të IGJEUM. 

Meteorologia Anira Gjoni, në një lidhje për “MCN Live”, tha se situata sinoptike pritet të mbetet e qetë, me vetëm një ulje të lehtë të temperaturave, rreth 2°C më pak se javën e kaluar.

Do të kemi një javë me diell dhe mot të qëndrueshëm. 

Temperaturat do të jenë pak më të ulëta, çka është normale për dhjetorin, i cili karakterizohet si muaj i ftohtë dhe i thatë. 

Reshjet e shiut pritet të rikthehen në javët në vijim, por kjo javë do të mbetet pa reshje, me temperatura tipike të dhjetorit dhe mbi mesataren e kësaj periudhe, edhe pse më të ulëta se java e parë e muajit.

Temperaturat e pritshme në qarqe:

Zonat e ulëta: 

Minimumi: 6°C

Maksimumi: 16°C

Zonat bregdetare:

Minimumi: 9°C

Maksimumi: 17°C

Zonat malore:

Minimumi: 4°C

Maksimumi: 13°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy