Mbi 1 mijë hektarë tokë nën ujë nga përmbytjet (VIDEO)

Mbi 1 mijë hektarë tokë nën ujë nga përmbytjet (VIDEO)

Ministria e Bujqësisë njoftoi të shtunën se rrjeshjet e shumta që kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë kësaj jave kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në Sarandë, Dibër dhe Lezhë dhe Shkodër. Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Ndërsa hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.

Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë natës dhe ditës së sotme kanë vijuar rreshje të shumta që kanë rritur nivelin e ujërave të lumenjve dhe përrenjve, duke shkaktuar përmbytje.

Në Sarandë, ka dalje nga shtrati të lumit të Bistricës, Pavllos dhe Kalases duke shkaktuar përmbytje te toka bujqësore. Në hidrovorin e Çukes në Sarandë ka pasur ndërprerje të energjisë, por aktualisht hidrovori është në punë.

Po kështu, lumi i Drinit të zi në Dibër dhe përrenjtë malore kanë prurje të rritura. Është ndërhyrë në argjinaturat mbrojtëse në Gjoricë. Në kanalin ujitës të Klosit, i cili shërben edhe si kanal i ujërave të larta ka dëmtime nga prurjet e shumta dhe rëshqitjet e tokës. Hidorovoret kanë punuar me kapacitet të plotë gjatë gjithë kohës.

Situata po monitorohet pa ndërprerje nga Bordet e Kullimit në bashkëpunim me bashkitë. Ndërkohë në Qarkun Lezhë, rreshjet vazhdojnë, por me intensitet më të ulët se ditët e mëparshme. Kanë rënë rreth 30 mm shi. Drini është në kuotë 1.1 nga 2.2 që është pika kritike.

Aktualisht janë nën ujë në Torovicë rreth 300 ha, Zejmen-Shënkoll rreth 180 ha ( kryesisht këneta e Spitenit dhe Treshit), Barbullojë, (njësia administrative Kolsh) rreth 100 ha, Dajç-Blinisht rreth 25 ha.

Me problematike ngelet situata ne Kurbin, ku sipas informacioneve nga terreni rezulton të jenë rreth 500 ha nën ujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy