“Lufta dixhitale”, Rusia po spiunon edhe ushtarët e NATO-s

“Lufta dixhitale”, Rusia po spiunon edhe ushtarët e NATO-s

“Lufta” dixhitale e Rusisë nuk limitohet vetëm në sulmin ndaj serverave.  Sipas “Ëall Street Journal”, hakerat rusë kanë vënë në shënjestër ushtarë të NATO-s, të dislokuar në Poloni dhe shtetet balltike.  

Hakerat po kompromentojnë celularët apo llogaritë në “Facebook”, duke marrë të dhëna dhe duke fshirë kontakte.  

Por ndërsa qeveria ruse e ka hedhur poshtë gjithmonë përfshirjen në çdo loj akti hakerimi, zyrtarët amerikanë thonë se nuk ka asnjë dyshim se pas këtyre sulmeve janë pikërisht rusët.

Ata thonë se përpjekjet në fjalë nuk janë shumë të koordinuara, por tepër të sofistikuara për të qenë amatore.

Antenat dhe dronët dyshohet se po përdoren gjithashtu në kuadër të kësaj fushate të hakerave rusë. Ushtarët amerikanë shpesh kanë hasur të huaj që kanë dhënë indicie se kishin dijeni për detaje nga jeta e tyre personale.

Si një masë parandaluese për këtë, ushtarëve amerikanë të NATO-s u është ndaluar aksesi online në pika të tjera përveç atyre të siguruara dhe përdorimi i telefonit me kartë SIM gjatë operacioneve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy