Një faqe e re në internet do t’u vijë në ndihmë përdoruesve për të kontrolluar nëse aktiviteti i tyre në internet po monitorohet nga sistemi i ri i diskutueshëm i Google për ndjekjen e reklamave "FLoC".
Faqja "Am I FLoCed" tregon nëse jeni një nga miliona përdorues të shfletuesit të internetit Chrome të Google të zgjedhur kohët e fundit për të provuar teknologjinë.
‘Federated Learning of Cohorts’ ose FLoC u njoftua nga Google muajin e kaluar përpara ndalimit të ‘cookies’ të palëve të treta në Chrome.
‘Cookies’ përdoren nga faqet e internetit për të ndjekur aktivitetin tuaj ndërsa lëvizni nga faqja në faqe, duke regjistruar historinë tuaj të shfletimit, zakonet e blerjeve dhe më shumë.
Google thotë se do të heqë dorë nga teknologjia, e cila përdoret për të synuar reklamat në internet, në 2022-shin si pjesë e premtimit të saj për të përmirësuar privatësinë e përdoruesit.
FLoC ka vendosr, në mënyrë efektive një sistem cookie më pak invaziv, për të përmirësuar anonimitetin e përdoruesve ndërsa akoma mbledh të dhënat e tyre për reklamat e synuara.
Kritikët e teknologjisë së re, i cili po provohet në 0,5% të përdoruesve të Chrome në vende duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara, thonë se ende i jep përparësi fitimeve të ndërmarrjeve mbi privatësinë e njerëzve.



