Hoxha: Një çështje kërkon 4 vite për një përgjigje në gjykatë, në 2027 do plotësohen 70% e vakancave (VIDEO)

Hoxha: Një çështje kërkon 4 vite për një përgjigje në gjykatë, në 2027 do plotësohen 70% e vakancave (VIDEO)

Avokati Arbër Hoxha në një lidhje skype me “MCN Informacion” teksa ka folur për risitë strategjisë së re të drejtësisë u shpreh se qeveria kishte nevojë për një sistem të ri të drejtësisë, për një reformë të thellë, por që nuk i ka arritur rezultatet.

Ai tha se problemi me vakancat vijon duke bërë që një çështjeje ti duhen të paktën 3-4 vite për të marrë një përgjigje në gjykatë. Sipas tij, vihen në pikëpyetje personat që kanë bërë hartimin e dokumentit.

Strategjia nuk është projekt i 2024 por ka nisur që në 2016 që me reformën në drejtësi. Nëse kishte nevojë sistemi i drejtësisë për një reformë të thelluar patjetër që kishte nevojë, nëse i ka arritur rezultatet e kërkuara nuk i ka arritur. Aty ka vakanca dhe ato që mbahen në dokumentin e strategjisë do të realizohen por shumë pak, si plotësimi i vakanacave të paktën deri në 2027 të plotësohen deri në 70%.

Në sistemin e prokurorisë mbi 55% e prokurorëve mungojnë, ndërkohë në drejtësi mungojnë deri 60%. Të shkarkuar që nga 2019 dhe ndërkohë duhet të presim të paktën dhe 3 vite të tjera që të plotësohen deri në 70%. Vendime të tilla që prekin drejtpërdrejti fatin e qytetarëve kjo është e turpshme që të presësh 3-4 vite për një vendim gjykate.

Në këto kushte ky dokument lë shumë vend për të dëshiruar sepse është e lehtë të përafrosh legjislacionin e republikës së Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian, por është e vështirë për tu implementuar. Patjetër që duhen të plotësohen vakancat, por nuk mund të priten vetëm nga shkolla e magjistraturës.

Më tej ai shtoi se nuk mund të parashikosh drejtësinë dhe se në këto kushte nëse do kishte vullnet dhe një mirëmendim do ishte gjetur një zgjidhje.

Kemi 8 vite që jemi treguar të duruar, por problemi nuk është te durimi i qytetarëve por te mënyra se si qaset KLGJ e KLP. Megjithatë pavarësisht gjithçkaje në dokumentin një nga pikat bie në kundërshtim me kushtetutën, drejtësia nuk mund të jetë statistikë por është rast pas rasti.

Se si mund të vendoset në një dokument që këta do dënohen 90% pra këtu vendoset në pikëpyetje dhe cilësia e atyre personave që kanë hartuar një dokument të tillë. Nuk mund të parashikosh drejtësinë. Unë kam bindjen se nëse do kishte vullnetin drejtësia do e kishte gjetur zgjedhjen.

Nëse duan të marrin praktikat më të mira, duhet të marrin praktikat ato të vendeve anglo-saksone për të pasur deri diku një sukses. Por nëse parashikohet që deri në 2027 të plotësohet 70% e vakancave ne kemi dështuar. Në këto kushte besoj se nëse do kishte vullnet dhe një mirëmendim më të mirë do kishim gjetur një zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy