Kushtetuesja rrëzon ligjin për pronat, Muça: Beteja ende nuk është fituar, do ndjekim procesin në themel në gjykatë (VIDEO)

Kushtetuesja rrëzon ligjin për pronat, Muça: Beteja ende nuk është fituar, do ndjekim procesin në themel në gjykatë (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndryshimet që Qeveria i ka bërë ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Gjykata vendosi të pranojë ankimimin e bërë nga Komunitetit Mysliman, duke pranuar se disa nga nenet e miratuara me propozimin e qeverisë në ligjin e trajtimit dhe kompensimit të pronave ishin në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Lidhur me këtë juristi Arjan Muça në MCN Live tha se beteja ende nuk është fituar dhe se vlerësimi financiar nuk duhet të bjerë poshtë vlerës së 10%.

Sipas tij, KMSH do vijojë të ndjekë procesin në themel në gjykatë pasi ka ende 160 dosje të patrajtuara, duke bërë me dije se i është bërë dhe një shpronësim i padrejtë.

Ligji aktual në fuqi për kompensimin e pronave është ai i 2015. Ky ligj neni 7 konkretisht u shpall si antikushtetues dhe ju la për detyrë kuvendit të bënte plotësimin e vakumit ligjor. Në 2022 miratohet ligji 77 që bën pikërisht këto plotësime dhe konkretisht ndryshime në nenin 6 të ligjit aktual, por dhe me këto ndryshime beteja në themel për ne nuk është fituar, kjo vlen për të gjithë ish pronarët. Është vetëm një hap i parë pasi është bërë vetëm pezullimi i atyre neneve që nëse do zbatoheshin do sillnim dëme.

Më tej ai shtoi e vlerësimi financiar në thelb bëhet duke vlerësua pronën e kthyer dhe atë të kompensuar dhe në këtë rast i bie që nga 1 mijë metra katror 200 metra kthehen dhe 80% mbetet për kompensim.

Në këtë rast ligji aktual në thelb thotë se pas vlerësimit të pronës së kthyer asaj për kompensim i zbritet kjo që na është kthyer. Në 2020 gjykata e të drejtave të njeriut merr një vendim për ligjin e kompensimit të pronave në të cilin vendos një standard minimal që subjekti të konsiderohet i drejtë në kushtet e dëmshpërblimit në 10%. Ligjvënësit duhet të garantojë që vlerësimi të mos bjerë poshtë 10%.

I pyetur se cilat do jenë hapat që do ndiqni për betejën tuaj, Muça tha se do ndjekin procesin në themel sepse synojmë shfuqizimin e këtyre neneve dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të shfuqizojë nenet e cituara nga ne dhe të lërë në fuqi vetëm nenin që flet për 10%.

Do ndjekim të gjitha hapat ligjorë. KMSH para periudhës së komunizmit, para shpronësimit të padrejtë ishte pronari i dytë pas shtetit përsa i përket numrit të pronave që kishte dhe aktualisht që flasim nuk kemi marrë as 30% të gjithë atyre pronave që kishim. Vazhdimisht i jemi drejtuar organeve kompetente me kërkesa për kthim dhe kompensim të pronave që kemi zotëruar para sistemit monistit.

KMSH ka aktualisht 160 dosje të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë të pa trajtuara. Po ashtu procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave ka efekt social dhe ekonomik. Zgjidhja e këtij problemi i shërben jo vetëm komuniteteve fetare por të gjithë subjekteve dhe gjithë shtetit.

Ndryshimet e herëpashershme të ligjit krijojnë pasiguri dhe problem në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Në rastin konkret ky proces është problematik dhe cenon të drejtat e këtyre subjekteve dhe në këndvështrimin tonë duhet që kushtetuesja ti jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre ndryshimeve të herëpashershme. Kjo çështje duhet të zgjidhet përfundimisht sepse problemi që ne shohim është zvarritja, jemi pothuajse 30 vite më pas dhe meremi akoma me të njëjta gjëra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy