Ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave, plagoset rëndë polici në Pilur

Ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave, plagoset rëndë polici në Pilur

Një efektiv policie i identifikuar si Redin Çaushaj ka mbetur i plagosur rëndë teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave mbrëmë vonë në zonën e Pilurit.

Sipas njoftimit të policisë së Himarës, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë për të ndarë sherrin ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, 28-vjeçari me inicialet R. Ç., me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, por që ka marrë goditje të rëndë me thikë.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi  Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për  dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy