Bejko: Kusht i BE, administrata jo partitokrate. Pas 2025-ës merr formë dëshira e Ramës për autokraci absolute

Bejko: Kusht i BE, administrata jo partitokrate. Pas 2025-ës merr formë dëshira e Ramës për autokraci absolute

Pedagogu Roland Bejko duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e konsideron si një gjë të mirë përfshirjen e mundshme të Shqipërisë apo vendeve të tjera kandidate në institucionet e BE-së. Megjithatë ai vë në dukje se ky proces shoqërohet me një kusht të panegociueshëm nga BE, që administrata të mos jetë partitokrate dhe të mbështetet te meritokracia. Sipas Bejkos pas 2025-ës pritet të marrë formë dëshira e madhe e Ramës për të qenë një autokrat absolut në Shqipëri. Ai e konsideron gafë të PD pranimin e votimit me postë të emigrantëve.

I pyetur mbi akuzat e Belerit mbi kontrollin e drejtësisë nga Rama, Bejko thotë:

Nuk kam informacion të drejtpërdrejtë nëse Rama e kontrollon drejtësinë apo jo, por jemi të vetëdijshëm që ka disa struktura dhe organizata ku që janë përfshirë me ligjin e ri për drejtësinë dhe prezenca e ndërkombëtarëve është evidente. Në të gjithë këtë proces mund të ketë pasur edhe gjyqtarë që s’e kanë merituar të largoheshin, ashtu siç mund të kenë ngelur edhe gjyqtarë që e meritonin të largoheshin. Nuk them se e ka kontrolluar procesin e reformës në drejtësi Rama, por duke qenë vend i vogël, nuk i shpëtojmë ndikimin, Rama dhe të tjerë kanë edhe njerëzit e vet në sistemin e drejtësisë. Por që sistemi i drejtësisë sot është më mirë se sa ka qenë në 34 vite së bashku është evidente. Për herë të parë bosët e politikës dhe krimit janë në SPAK, një pjesë të arrestuar, dhe pjesa tjetër pret me ankth se çfarë do të bëhet lidhur me faktet që ka drejtësia”.

Lidhur me organin e ri në BE dhe integrimin në union të vendeve të Ballkanit Perëndimor ai shprehet:

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i BE do të ndodhë vetëm duke u mbështetur te merita. Çdo vend duhet të plotësohej kushtet e vendosura nga BE. Duke qenë se kemi rritje të partive populiste, që fokusohen te çështjet e emigracionit, sigurisë, ekonomia kriminale, ata luajnë me sensibilitete të brendshme politike, dhe drejtuesit e mazhorancave në Europë ndihen të rrezikuar që në çdo zgjedhje do humbasin mbështetjen popullore dhe do dalin në opozitë.  Vendet e B.Perëndimor duhet të ndihmojnë veten, sepse kanë korrupsion shumë të lartë, politikanë autokratë, s’respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe kanë kriminalizuar ekonominë. Ka ndodhur në Serbi, po ndodh në Shqipëri dhe do thellohet. Me sistemin që kanë krijuar Rama dhe Berisha do thellojnë autokracinë e njëshit. BE e ka në normën e vet dhënien e ekspertizës. Gjithmonë ka dhënë shumë fonde për trajnimin e administratës publike dhe ekspertët. Duhet me qenë shumë pragmatistë, me këmbë në tokë, nëse duan vërtet anëtarësimin, por gjykoj që klasa politike s’është e interesuar që vendi të jetë në BE”.

I ndalur te mundësia e përfshirjes së vendeve kandidate në institucionet e BE, Bejko thotë:

Është gjë shumë e mirë, natyrisht që ndihmon, sepse sa më shumë prezencë të kemi aty, dhe ata te ne, kjo është përvojë. Por kjo shoqërohet me një kusht të panegociueshëm nga BE, e para që administrata të mos jetë militante partitokrate, por të mbështetet te meritokracia, e aftë dhe të njohë metodologjinë që aplikon BE jo vetëm në shpjegimin e legjislacionit dhe normave europiane, por edhe si do bëhet qasja drejt këtyre kushteve apo detyrimeve për shkak të kapitujve të veçantë që do implementohen. Kapitujt e parë kanë të bëjnë me demokracinë, drejtësinë, sigurinë dhe janë delikat për Shqipërinë. Pas 2025-ës pritet të marrë formë dëshira e madhe e Ramës për të qenë një autokrat absolut në Shqipëri, dhe për të patur në Parlament një opozitë në nevojë, të kapur, që s’do ketë peshë të ndikojë në ato që Rama do bëjë gjatë qeverisjes së vet. Duhet të kesh kapacitete t’i thithësh këto fonde. Nëse BE s’merr garancitë që ke kapacitetet e nevojshme me projekte konkrete. Ne kemi qenë gjithmonë deficitarë në thithjen e fondeve. E dyta është çështja e garancisë, mos këto fonde do kenë fatin e fondeve që u dhanë për rindërtim. Sa i takon ekonomisë prodhuese Serbia është para nesh. Edhe Maqedonia e Kosova janë para nesh në këtë aspekt. Te ne oligarkët s’janë të prodhimit, por të tregtisë. Demokracia këtu është formale, jo reale. Qeveria bën çfarë të dojë me legjislativin. Gjyqësorin, ishte faktori ndërkombëtar që ia hoqën nga kthetrat. Palëve u është kthyer kthimi i normalitetit në Kuvend, që foltoret të mos ishin të zaptuar nga deputetët e Berishës. S’u është kthyer të bëjnë pazar me Ramën dhe reformën zgjedhore ta kthejnë në pazar. Pas 2025-ës Rama ka të gjitha premisat, edhe falë gafës që bëri PD që pranoi atë mënyrë të votuari të emigrantëve me postë, është në favor absolut të Ramës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy