Ekografia gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme për një nënë të re, pasi me anë të saj mund të diagnostikohen rreth 70% të anomalive serioze dhe 40% të anomalive të lehta. Për më tepër, ekografia ofron informacion të vlefshëm mbi zhvillimin e fetusit, pozicionin e placentës dhe shëndetin e përgjithshëm të bebit të ardhshëm.
Mjeku obstetër-gjinekolog Arben Haxhihyseni, gjatë një interviste në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, theksoi se janë të rekomanduara katër ekografi gjatë një shtatzënie dhe jo mw shumw.
Ekografia është një nga mjetet kryesore për monitorimin e shtatzënisë dhe mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve që mund të ndikojnë në shëndetin e nënës dhe të fetusit. Ekografia e parë bëhet për të konfirmuar shtatzëninë dhe për të përcaktuar moshen e saktë të shtatzënisë. Kjo ekografi është e nevojshme që të verifikohet dhe pozicioni i embrionit dhe placenta.
Ekografia e parë të bëhet në javën e 12 të shtatzënisë, për të konfirmuar zhvillimin normal të fetusit. Në këtë periudhë mund të kontrollohen edhe faktorë të tjerë si përshtatshmëria e moshës së fetusit me datën e lindjes.
Pas ekografisë së parë, do të duhet një ekografi tjetër midis javëve 11-13 të shtatzënisë për të kontrolluar morfologjinë dhe strukturën e fetusit. Kjo ekografi është e rëndësishme për të identifikuar mundësitë e problemeve strukturore dhe defekteve të mundshme.
Në javën e 22 të shtatzënisë, do të rekomandohej një ekografi morfologjike për të monitoruar zhvillimin e fetusit dhe për të vlerësuar strukturën e organeve të tij. Ky test mund të identifikojë anomali të mundshme që nuk janë të dukshme në faza më të hershme të shtatzënisë.
Një ekografi e katërt mund të bëhet në javën e 36 të shtatzënisë për të verifikuar pozicionin e fetusit dhe për të siguruar që ai është në pozicionin e duhur për lindje. Kjo është e nevojshme për të vlerësuar mundësitë për komplikime gjatë lindjes.
Mjeku Haxhihyseni e sheh të domosdoshëm krijimin e një protokolli kombëtar për ekografitë gjatë shtatzënisë.
Ai sugjeron se është e rëndësishme të ketë udhëzime të qarta për ndjekjen e shtatzënisë, duke u bazuar në rreziqet individuale të grave dhe në nevojat për testime të ndryshme.
Mendoj se duhet të ketë një protokoll kombëtar për ndjekjen e barrës atëherë edhe marrëdhëniet ndërmjet mjekut dhe pacientit rregullohen. Me një barrë normale nuk ka pse të bëhen echo çdo muaj.
Ekografia nuk duhet të bëhet në çdo muaj të shtatzënisë, pasi numri i tepërt i ekografive nuk do të rrisë cilësinë e ndjekjes së shtatzënisë, por mund të krijojë shqetësime të panevojshme për nënën dhe foshnjën. Këtu përfshihen gjithashtu vizitat e rregullta tek mjeku, analiza e urinës, matja e tensionit dhe testet e tjera që mund të ndihmojnë në monitorimin e shëndetit të nënës dhe fetusit.
Është e rëndësishme të realizohen analiza të plota për të siguruar një shtatzëni normale dhe të shëndetshme.



