Eksperti i kriptovalutave Rezart Lahi thotë se në projektligjin e ri për tregun e kroptovalutave, parashikohet licencimi i Exchangeve dhe platformave ku mund të mbahen paratë digjitale.
Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se kriptovaluta është një metodë e re dhe moderne investimi.
Sipas tij, kriptovalutat përdoren për investime dhe fitime të shpejta dhe ligji i ri licencon asetet dhe platformat investuese.
Lahi shtoi se logjika e kriptove është e decentralizimit nga banka, ku veprimet bëhen më shpejt në mënyrë digjitale.
Është një lloj i ri monedhe që nuk varet nga banka. Njerëzit besojnë te asetet digjitale, është një metodë e re dhe moderne investimi, por është një treg që rritet. Njerëzit e përdorin për investime dhe fitime të shpejta. Aty ku është më i lartë rreziku, është më i madh dhe fitimi.
Vlera më e madhe e investimit është kur bëhen grupe investitorësh. Projektligji parashikon licencimin e Exchangeve dhe platformave ku mund t’i mbash. Janë dy Exchange fizike dhe virtuale. Fizik është ajo ku ti dërgon kripto dhe merr para fizike dhe virtual ku dërgon para fizike dhe merr kripto.
Ligji i ri licencon asetet dhe platformat investuese. Duhen ndarë së pari asetet e Exchange që ka kompania që investohet. Por duhen ndarë asetet e bankës me paratë që investohen. Në vitet e mëparshme edhe pse ishte ligji, nuk është se ka pasur aplikime për Exchange. Patjetër që do ketë tarifa të larta, por ti do kesh tarifa të larta pasi duhet të menaxhosh një sasi parash për të përballur risqet.
Ti mund të jesh Exchange i licencuar nga Shqipëria dhe mund të pranosh para nga e gjithë bota. Banka do bëj një rregullim të Exchange. Ne mund të dërgojmë sa të duash para, por nuk ndalohet nga banka dërgimi.
Logjika e kriptove është që unë të jem i decentralizuar nga banka. Tashmë ideja është ti besojmë kompjuterëve dhe veprimet mes nesh bëhen më shpejt.



