Mobilierisë në qytetin e Vlorës, iu vu zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Video që MCN TV sjell më poshtë, tregojnë momentet se si një person i vë zjarrin mobilerisë, çka tregon qartazi se ngjarja është e qëllimshme.
Pronari i mobilierisë duke folur për mediat, thotë se kjo është hera e dytë që i vihet zjarri biznesit të tij.
Nuk kam ndonjë konflikt, jam paqësor, ia lë drejtësisë që a bëjë shërbimin, kamerat janë aty, personi është i dukshëm, mendoj se shumë shpejt do zbardhet ngjarja.
Dëmi mund të shkojë te 3 milionë lekë të reja. Herën e parë ishte rreth 5 milionë lekë të reja. Sot në orën 05.00 të mëngjesit më njofton me telefon një banore përballë dyqanit dhe më tha që ka rënë zjarr.
Mora qiradhënësin dhe ai doli menjëherë, për pesë minuta shkova unë, ai po e shuante me kova. Ishte njoftuar dhe zjarrfikësja.
Unë nuk kam konflikt, prandaj ia kam lënë dhe drejtësinë. Me njerëzit që bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi.



