Si lind një planet i ri (VIDEO)

Si lind një planet i ri (VIDEO)

Një instrument që përdoret për të gjurmuar planetet ka kapur imazhin e parë të një planeti të sapolindur, në formim e sipër në galaktikën tonë. Në të djathtë të rrethit të zi në qendër të fotos, planeti i ndritshëm mund të shihet mes një disku gazi dhe pluhuri që rrethon yllin e vogël PDS 70.

Sigurisht, qendra e tij nuk është kaq e errët. Por studiuesit kanë përdorur një koronograf për të bllokuar dritën e fortë të yllit, në mënyrë që të shihet planeti.

Planeti i ri po formohet në yjësinë Centaurs.

Disku i protoplanetarit është "fabrika e planeteve"plot me gaz dhe pluhur rreth yjeve të rinj. Planeti u gjet në një boshllëk në këtë disk, që do të thotë se është afër vendit ku ka lindur dhe vazhdon të rritet duke grumbulluar materiale nga disku.

Planeti, i quajtur PDS 70b, u zbulua nga një ekip ndërkombëtar duke përdorur teleskopin shumë të madh të Observatorit Jugor të Evropës në Kili.

Zbulimi i kryer nga dy ekipe studiuesish është paraqitur në dy studime të botuara  të hënën në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy