Samiti i NATO-s, Trump kokë më kokë me Putin (VIDEO)

Samiti i NATO-s, Trump kokë më kokë me Putin (VIDEO)

Një përballje kokë më kokë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidetit rus Vladimir Putin duket se ka ndezur mosbesimin dhe ka nxitur frikën e atyre që ndjehen të kërcënuar nga Rusia dhe dyshojnë në garancinë e solidaritetit të aleancës perëndimore.

Takimi mes dy lidereve duket se do te kete nje mbulim mediatik te pafundëm dhe vlerësime të mëdha.

Ne nje shkrim kushtuar ketij takimi Deutche Welle citon se deshira e Trump eshte te kete një takim në skenë të madhe, rrahje shpatullash, ai kërkon të habisë botën ndersa qëllimet politike Trump i mban të fshehura.

Ndërsa Putini ka një axhendë të zgjeruar: Ai kërkon dorë të lirë në luftën civile në Siri, në Ukrainë, të cilën Putin e kupton si zonë influence ruse, prandaj i lejon vetëm sovranitet të kufizuar. E në fund ai kërkon që Perëndimi të pranojë që okupimi i shpejtë i gadishullit të Krimesë të mos shihet si aneksion, por një"ribashkim" me Rusinë.

BE dhe SHBA i kanë vendosur Moskës sanksione për shkak të Krimesë. Putini dëshiron që ato të marrin fund. Rusia dyshohet prej kohësh, që ka ndihmuar fushatën zgjedhore të Trumpit –përmes sulmeve të hakerëve, vjedhjes së informacionit, fushatave në mediat sociale për ndikimin e votuesve.

Donald Trump është takuar dy herë të tjera me homologun rus, Vladimir Putin, ndersa pritet te risjelle në Finlandë përvojën e zhurmshme të muajit të kaluar, me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong-un në Singapor.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy