Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Vuçiç: Arsyet pse nuk u arrit marrëveshja ishin të paqarta

Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Vuçiç: Arsyet pse nuk u arrit marrëveshja ishin të paqarta

Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell  ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si datë përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Natyrisht për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë me çfarë jemi ftuar këtu, dakordimin që me urgjentë të angazhohemi për marrëveshjen finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Afati ka qenë marsi i vitit 2023. Pra, po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje para marsit të vitit 2023. Me keqardhje e them se ndërmjetësit, në këtë rast Borrelli, hoqi dorë nga afati i marsit të vitit 2023, dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Ndërkohë Josep Borrell, ka deklaruar në konferencën e mbajtur pas takimit se ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai që nuk e ka pranuar marrëveshjen që të pezullohet vendimi i Qeverisë për targat.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti, edhe pas 8 orësh diskutimesh, nuk kane arritur marrëveshje. Vuçiç e pranoi propozimin por Kurti jo. Ne presim që Kosova të suspendojë vendimin për targa.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se sot u bë e qartë se kush po përpiqet për paqe dhe për stabilitet dhe se ai nuk i ka të qarta arsyet pse nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Sot është e qartë për të gjithë se kush ishte konstruktiv dhe kush përpiqet për paqe dhe stabilitet. Për arsye të paqarta për mua, nuk arritëm absolutisht asnjë marrëveshje.

Dua t’i mbledh të gjitha përshtypjet dhe do t’iu drejtohem njerëzve tanë. Ne kemi netë pa gjumë dhe shumë ditë të vështira përpara. Kur flisni për diçka në të ardhmen, duhet të respektoni marrëveshjet që janë nënshkruar. Ata duan të respektojnë diçka që as nuk është diskutuar. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në periudhën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy