Së shpejti një fluturim privat rreth Hënës, miliarderi japonez përzgjedh 8 persona për ta shoqëruar

Së shpejti një fluturim privat rreth Hënës, miliarderi japonez përzgjedh 8 persona për ta shoqëruar

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa njoftoi të premten se cilët janë personat e përzgjedhur për të marrë pjesë në flurim, në një mision historik rreth hënës.

Manjati i modës, Maezawa bleu të gjitha vendet në bordin e Starship të SpaceX në 2018 me shpresën se do të jepej miratimi për udhëtimin privat.

Misioni, i njohur si dearMoon, synon të nisë në vitin 2023 dhe synon të jetë misioni i parë civil rreth Hënës në bordin e një rakete SpaceX.

Në mars 2021, miliaredi japonez bëri një ofertë, ku u kërkoi palëve të interesuara të aplikonin përmes rrjeteve sociale dhe ai do të përzgjidhte ata që do i merrte me vete falas në udhëtimin drejt hënës.

Më shumë se 1 milion persona aplikuan dhe Maezawa zgjodhi vetëm 8. Midis tyre janë DJ Steve Aoki, YouTuber Tim Dodd dhe ylli i K-pop TOP.

"Jam shumë i emocionuar që këta njerëz të mrekullueshëm të bashkohen me mua në udhëtimin tim në Hënë dhe të entuziazmuar për të parë se çfarë krijimesh frymëzuese vijnë në hapësirë," tha Maezawa

Të tjerë të zgjedhur ishin regjisori amerikan Brendan Hall, koreografi çek Yemi AD, fotografi irlandez Rhiannon Adam, fotografi Karim Iliya nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dev D. Joshi, një aktor nga India.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy