Vjerdha: Nuk po konkurrojmë as Universitetet e Ballkanit, kemi humbur busullën drejt dijes dhe cilësisë (VIDEO)

Vjerdha: Nuk po konkurrojmë as Universitetet e Ballkanit, kemi humbur busullën drejt dijes dhe cilësisë (VIDEO)

Universiteti i Tiranës është renditur në dhjetëshen e fundit të Universiteteve të Europës Jugore, duke shënuar një rënie me 200 vende.

Lidhur me këtë çështje Kolindo Vjerdha, aktivist i “Qëndresa Qytetare” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se vitet e fundit Universitetet e vendit tonë kanë njohur vetëm rënie në renditje, duke kulmuar në këtë vit që ka prekur fashën mbi 600.

Duke vijuar më tej Vjerdha tha se Universitetet shqiptare e kanë humbur busullën orientuese drejt cilësisë dhe dijes.

Kjo renditje na jep të qartë tablonë e kushteve dhe situatës ku gjendet arsimi i lartë në vend. Universitetet shqiptare e kanë humbur busullën orientuese drejt cilësisë dhe dijes. Po flasim për 4 Universitete të cilat janë përfshirë në këtë renditje, por nuk duhet të harrojmë që kemi 42 universitete aktive që sot operojnë në Shqipëri. Vetëm 4 kanë arritur të përfshihen në këtë renditje dhe vitet e fundit kanë njohur vetëm rënie sa i takon renditjes.

Në 2021 janë renditur në fashën 301-350, në vitin 2022 në fashën 350-400 dhe këtë vit në fashën e fundit mbi 600 vende, kur janë vetëm 68 Universitete të rankuara në këtë listë të publikuar.

Kemi një numër të lartë të studentë që zgjedhin të mos studiojnë në vend dhe të largohen nga vendi.

Ne kemi shtruar periudhën e fundit dhe problematikën e degëve të mbyllura. Kemi numër të shtuar të studentëve që zgjedhin të largohen nga vendi. Një element tjetër është sa përkthehet vlera e kësaj diplome në tregun e punës, që është një nga 12 indikatorët që ndikon në këtë renditje

Ky largim i të rinjve vjen i kushtëzuar nga cilësia e arsimimit në vend.

Duhet vëmendje e shtuar sa i takon mirëalokimit të fondeve të cilët i shkojnë Universiteteve. Duhet riorganizmi i fondeve që të shkojë në dobi të jetës akademike.

Në të gjitha raportet më shuëm i kushtohet vëmendje sigurisë së godinave apo kërkim shkencor apo pikave që janë thelbësore për jetën akademike.

Në këtë renditje po flasim për 4 Univesritete që i takojnë qarkut Tiranë dhe Durrës që janë Universitete elitare në vend dhe pretendojmë që të shkollohen elitat e ardhshme të vendit. Prandaj pritshmëritë janë të larta.  

Nuk po konkurrojmë as Universitetet e Ballkanit, që pretendojmë të bëjmë një treg të përbashkët të punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy