Bedinaj: Nëse aeroporti i Vlorës nuk hapet në fillim të qershorit do të kemi kolaps

Bedinaj: Nëse aeroporti i Vlorës nuk hapet në fillim të qershorit do të kemi kolaps

Vasil Bedinaj, turoperator tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se në fillim të muajit prill mund të konsiderohet i hapur sezoni turistik në të gjithë qarkun e Vlorës.

Sipas Bedinajt, sektori privat është gati megjithëse ka gjithmonë punë për t’u bërë.

Në fillim të prillit për gjithë qarkun e Vlorës nis sezoni turistik, sezoni i mesëm që i themi ne, sezoni pranveror apo kulturor. Subjektet e akomodimit kanë bërë punën e vet, duke nxjerrë oferta, duke bashkëpunuar me operatorët e huaj në Shqipëri. Sa i përket sektorit privat mendoj se është në nivelin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Jemi në prag të sezonit turistik. Sezoni kulturor është sezoni që sjell turistë që përhapin fjalën e mirë për një vend që vizitojnë.

I pyetur për ndarjen e plazheve private dhe publike, Bedinaj tha se shqetësimi i turoperatorëve është për pjesën e Zvërnecit duke qenë se në këtë zonë nuk ka struktura akomoduese.

Shqetësimi ynë është për pjesën e Zvërcenit ku nuk ka struktura akomoduese. Është një vijë bregdetare që është mirëmbajtur gjatë gjithë kohës nga privati, është krijuar ai plazh nga privati. Kërkesa jonë është që të menaxhohet nga privati pjesa që duhet të menaxhohet nga privati dhe pjesa tjetër të jetë publike. Ajo zonë nëse nuk do të ketë privat që të menaxhojnë aq sa e përcakton VKM-ja apo udhëzimi, 70%, ajo zonë do të dalë jashtë përdorimit.

Më tej Bedinaj tha se nëse aeroporti i Vlorës nuk do të hapet në qershor siç është premtuar do të kemi një kolaps.

Jemi në ankth dhe ankthi është i tillë që ne si operatorë kemi bërë kontratat që në muajin nëntor vjet dhe nuk mudn të zhbëhen mua se operatorët e huaj kanë bërë pagesat, pagesat e chartera-ave që do vijnë në Vlorë dhe në rast se nuk hapen të fillim të qershorit ashtu siç është premtuar do kemi kolaps.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy