Rivendosja e drejtësisë dhe ndëshkimi i vrasjes do ua lehtësojë dhimbjen familjarëve.
Një deklaratë e tillë u bë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili para familjarëve të viktimave tha se 21 Janari kërkon nga drejtësia që të bëhet drejtësi e plotë, autorët e këtij krimi shtetëror të shkojnë para drejtësisë.
Fakti që sot pas 13 vitesh drejtësia për 21 janarin si krim shtetëror është ende në ajër tregon qartë se brenda sistemit të drejtësisë ka magjistratë me certifikatë vetingu të paaftë profesionalisht që punojnë me mentalitetin e vjetër të mbylljes së dosjeve me procedurë apo skadim të afateve të procedimit se kanë frikë të përballen me hetimin e dosjeve të rëndësishme.
Gjykata e Strasburgut thotë se autoritetet në Shqipëri dështuan ta hetojnë 21 Janarin si krim shtetëror.
Tani nuk ka më asnjë alibi për sistemin e drejtësisë, pasi është më i paguari dhe më i mbrojturi në Shqipëri.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.



