70- vjeçari Abedin Kazma është nga Libohova e Gjirokastrës dhe prej 55 vitesh nuk ka hequr dorë nga zanati i bariut.
Ai tregon për MCN se nuk ka pasur një rrugëtim të lehtë, teksa shton se kullotat janë zbrazur nga bagëtitë e imëta të cilat janë të pakta në numër.
Abedini e gjen çdo ditë veten në kullotat në zonën e Libohovës, ndërsa tregon se bashkë me të, për tufën me 100 krerë dele kujdeset edhe bashkëshortja.
Pas shumë vitesh, Abedin Kazma ka mundur të përfitojë 80 mijë lekë subvencione nga shteti, por kjo tufë sipas tij është e pamjaftueshme.



