Turizmi/ Rama: Pagat s’kanë dallim me Greqinë. Shtëpitë me qira, një fond i madh që s’është taksuar

Turizmi/ Rama: Pagat s’kanë dallim me Greqinë. Shtëpitë me qira, një fond i madh që s’është taksuar

Duke folur për sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama tha sot që pagat në vendin tonë, tanimë s’kanë dallim me Greqinë.

Po ashtu Rama preku edhe sektorin AirBnB, duke vënë në dukje se ka një fond të jashtëzakonshëm që u shkon familjeve, dhe deri tani ka qenë i pataksuar.

"Numri i vizitorëve 10 milionë, nuk përputhet me shtretërit që ne kemi. Ama shtretërit që kemi në hoteleri, por jo shtretërit që ne kemi në Shqipëri. Kështu që një pjesë e madhe e tyre u drejtohet shtëpive. Gjithë ky fond, është një fond i pataksuar, fond i padeklaruar në pjesën e vet dërrmuese, është një para e paprekur, që shkon te familjet, dhe është i konsiderueshëm. Qëllimisht kemi qenë shumë liberal, tërësisht të vetëdijshëm që s’është momenti për të hyrë te ky fond, dhe për t’i ngacmuar familjet me taksa, por këto janë të ardhura të jashtëzakonshme që i vijnë Shqipërisë. Një tjetër pjesë e këtyre të ardhurave ka influencuar në mënyrë shumë të ndjeshme pagat e industrisë. Sot kemi një industri turizmi që është e gatshme të paguajë pa asnjë lloj dallimi me Greqinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy