Rama puth në ballë një grua, batuta për burrin

Rama puth në ballë një grua, batuta për burrin

Takimet e kryeministrit Rama me banorët e zonave të ndryshme të vendit, ku shpërndahen leje legalizimi, shpesh shoqërohen me batuta dhe humor. Gjatë takimit me banorët e Cakran, mes banorëve që tërhoqën lejet e legalizimit ishte edhe një grua, e cila tha se e kishte lënë burrin të punonte në shtëpi.

Rama: Një grua që vë burrin të punojë dhe vjen këtu. Po ti qenke për t’u puthur në ballë.  

Gruaja: Ftoj votuesit e Varibobës të votojnë PS, që kjo qeveri ta vazhdojë punën që ka nisur.

Rama: Të fala Danes dhe thuaj vazhdo punën.

Biseda më një votues të PD-së

Rama: Pse nuk ta dhanë ata që votove ti?

Qytetari: I kam bërë letrat që në 2006 dhe e marr në 2017. Unë e kërkova fjalën.

Rama: Nuk e kërkove, të doli emri këtu. Nuk e dredh burri kështu. Mos ki frikë se e di që të sheh Saliu.

Qytetari: Faleminderit.

Rama: Po lëri falenderimet, më thuaj pse nuk ta dhanë.

Qytetari: Unë ju them që të hapin sytë. Kjo punë u bë. Nëse ju do të vazhdoni kështu edhe me shkollën, unë do të votojë për ata që punojnë.

Rama: Unë po ju them vetëm kaq. Ne kemi filluar një program të ri. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë 150 shkolla në Shqipëri. Ti do të më takosh edhe njëherë mua, kur të më thërrasin për inagurimin e shkollës.

Biseda me një tjetër demokrat

Rama: E dalloj 3 metra larg që je demokrat.

Qytetari: Edhe unë si demokrat që nuk e kam votuar, më jep këtë certifikatë.

Rama: Kështu është, të vjen nga s’e pret.

Qytetari: Falenderoj koalicionin.

Rama: E i falenderon ata të tjerët, se janë më afër jush.

Qytetari: I bëj apel Bashës…

Rama: Thuaj takoje Ramën, se ky po më prek dhe nuk më ndodh gjë. Atë s’e prek fare unë.

Qytetari: O zoti Basha, harroje atë vjershën që thua përnatë.

Rama: Thuaj të vijë të më takojë se mbeti në çadër, t’i nxjerrim nga çadra.

Qytetari: Lul Basha, ulu dialogo me aleatët dhe takohu me koalicionin që të sigurojmë një të ardhme për shqiptarët. Dhe atë vjershën që reciton përnatë, harroje. Dil nga çadra se na injorove. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy