
Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, si çdo pasdite ka bërë me dije bilancin paraprak të ndërtesave dhe objekteve të inspektuara nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit në qarkun e Durrësit.
Me anë të një deklarate për mediat, Voda ka bërë me dije se në rang qarku janë gjithsej 4949 objekte të inspektuara në Durrës, Thumanë, Shijak dhe se vendet e tjera kanë dërguar deri më tani 83 ekspertë që do t’i bashkohen ekipeve shqiptare në terren për inspektim.
“Vendet e huaja kanë dërguar 83 ekspertë. Ndërsa ka në terren edh ekipe shqiptare, të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative të Durrësit. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar punën. Kemi shembur gjithsej 28 objekte, 10 në Thumanë dhe 18 objekte në Bashkinë e Durrësit. Në Durrë kemi inspektuar mbi 1000 objekte. Po bëhet edhe studimi gjeologjik i Kalasë. Edhe në Shijak kemi inspektuar mbi 1000 objekte. Në total, janë mbi 4000 objekte të inspektuara, Policia ka rritur sigurinë në qarkun e Durrësit. Forcave policore u janë vënë në dispozicion të qytetarëve, për të ndaluar vjedhjen e pronës”, deklaroi zv.ministrja Voda.
Zyra e ministrit ka bërë të ditur se deri në orën 17:30 të së enjtes numri i thirrjeve të përpunuara nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve ka qenë 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër – 1). Prej të cilave 385 thirrje kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë.
Ndërkohë në terren janë 83 ekspertë, përkatësisht:
Franca: 4;Zvicra: 2; Italia: 8; Greqia: 16; Turqia: 8; Maqedonia e Veriut: 16; SHBA: 2; Kosova: 20;Izraeli: 7.
Ndërkohë, pritet që të dërgojnë ekipe të vlerësimit edhe Rumania dhe Hungaria. Sa I takon banesave të shembura numri ka shkuar në 28 objekte. 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe 18 objekte në Bashkinë Durrës.
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:
Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur; Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.
Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur;



