Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ujë Vajgurore – Berat.
Mesditën e sotme dy automjete tip “Benz” janë përplasur duke shkaktuar 3 të plagosur.
Mësohet se të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve Y.A., 30 vjeç, banues në Berat, C.Q., banues në Tiranë dhe pasagjeri që udhëtonte me këtë të fundit, 64-vjecar nga Poliçani me inicialet D.H.
Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Beratit ku mjekët konfirmojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



