Ligji për mbrojtjen kibernetike, Buxhuku: I nxituar dhe i përkthyer keq, nuk i përshtatet realitetit

Ligji për mbrojtjen kibernetike, Buxhuku: I nxituar dhe i përkthyer keq, nuk i përshtatet realitetit

Një ligj i sapohyrë në fuqi për sigurinë kibernetike zgjeron ndjeshëm listën e bizneseve që detyrohen të përmirësojnë sistemet, por njëkohësisht shton ndjeshëm kostot që ata duhet të përballojnë. Ligji parashikon gjoba deri në 50 mijë euro për bizneset që nuk respektojnë detyrimet që rrjedhin prej tij.

Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, thotë se ligji është përkthyer me nxitim për të plotësuar një nga kërkesat e BE-së, por që nuk i përshtatet realitetit shqiptar.

Fakt është që ne kemi çeduar në sigurinë kibernetike gjatë këtyre viteve. Kemi qenë dëshmitarë të rrjedhjes së informacioneve që prekin sigurinë kombëtare. Edhe rregullat e lojës nuk janë shumë të qarta. Mesa kuptoj, edhe nga mënyra si e lexova ligjin duhet të jetë një kërkesë e Bashkimit Europian. Fakti është që bashkësia e kompanive është shumë e gjerë. Mundet që me akte nënligjore të nisin të specifikohen.

Gjuha e përdorur nuk është shumë profesionale. Duket që ka ngjyra përkthimi, ishte diçka kaotike që nuk i përshtatet krejtësisht realitetit shqiptar.

Duket që është ligj i bërë për t’u shënuar në regjistrin e negociatave që ne kemi me BE-në. Shqipëria ka nevojë për ligj të tillë. Por ligjet te ne nuk duhet të qëndrojnë thjesht ligje formale për t’u numëruar që e kemi ligjin. Por duhet edhe të zbatohen. Ka vend për rregullim. Këtu vazhdon edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve, të kopjohen ligjet. Cilësia e përkthimit ishte e dobët. Ato lista të pafundme bëhen pikërisht për të thënë që të jemi brenda. Një element shumë i rëndësishëm është që gjithmonë kur bëhen ligje të tilla, harrohet efekti financiar që kërkohet për zbatimin e ligjit dhe e dyta efekti financiar si kosto që palët e treta duhet të paguajnë nga xhepi. Nuk ka ligje pa kosto, kërkohet të kuptohet cili do të jetë ndikimi në financa dhe kosto i zbatimit të këtij ligji në praktikë. Është një ligj i bërë me shpejtësi, për t’u shtuar në listën e kontrollit që BE-ja bën për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy