Marina Bay Sands në Singapor është një hotel luksoz, i cili ka pishinën më të madhe në botë të ngritur në lartësi.
Me një pamje madhështore mbi metropolin aziatik i ngjan një anije.
Mbi 1 milion vizitorë qëndrojnë çdo vit në 2561 dhomat e tij.
Turistët zgjedhin këtë kompleks me kosto 3.5 miliardë paund, i cili është i pajisur me kazino, muze, restorante, dyqane dhe salla koncertesh.
Ndërsa pishina që ndodhet në katin e fundit të tij ka përmasa olimpike.



