Blushi: Qeveria si kinkaleri, ata që nuk i do Meta, largohen nga detyra

Blushi: Qeveria si kinkaleri, ata që nuk i do Meta, largohen nga detyra

Deputeti Ben Blushi në fjalën e sotme në Kuvend u ndal në ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar. Kreu i LIBRA-s tha se kryeministri do të duhej të ishte sot në Parlament, për të shpjeguar arsyet e shkarkimit të katër ministrave të qeverisë së tij. Blushi tha se arsyetimi i Ramës për angazhimin e ministrave në fushatë nuk qëndron, por edhe nëse do të ishte kjo arsyeja, ajo veçse do të provonte dështimin e qeverisë.

Pjesë nga fjala e Blushit

Qeveria është bërë si kinkaleri. Heq një rimel, merr një buzëkuq. Ju ndoshta nuk keni përgjegjësinë të shpjegoni pse u ndryshua qeveria. Qeveritë ndryshohen kur dështojnë, kur nuk ka vende pune, ku rriten çmimet, korrupsioni dhe mungojnë investimet, kur vendi kanabizohet. Edi Rama nuk e tha këtë. Ai tha po i shkarkoj ministrat se kanë punuar shumë mirë. Pra kush punon shumë mirë, nuk ka pse të jetë në qeverinë time. Nuk e kuptoj si mund të vini këtu si shumicë e shpartalluar dhe nuk keni mundësi të mbroni punën tuaj. Ju shiti Edi Rama në tregun e koalicionit.

Ai nuk mban asnjë përgjegjësi pse e ndryshoi qeverinë. E vërteta është që qeveria ka falimentuar, rendi është shpartalluar, vendi është kanabizuar. 200 mijë shqiptarë kanë lënë vendin, 100 mijë kanë humbur punën. Mijëra studentë nuk hynë në universitet për shkak të reformës së dështuar në arsim.

Rama tha se po i çon ministrat të marrin vota. N.q.s. ka një të vërtetë kjo është: si ministra i humbnin votat. Kjo tregon se e kanë interesin e partisë mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë skeç i realizmit socialist nuk i afrohet skeçit që u luajt këtë javë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy