Emisioni Xhadat- Bazuar në nenin 92 të Kodit Zgjedhor institucionet publike janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Raportimi duhet të kryhet jo më vonë se pesë ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më 25 shkurt, kryeministri Rama së bashku me kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, shkruan për inspektim në zonën e 5 majit, një zonë e cila u krijua enkas si kompleks banimi e shërbimesh për banorët e prekur nga tërmeti i vitit 2019. Kjo ishte një mënyrë për të takuar banorët e zonës së rindërtimit e për t`u kërkuar atyre votat.

Ky aktivitet në fakt duhet të ishte ndaluar nga KQZ, pasi data e regjistrimit të veprimtarisë ka qënë 23 shkurt 2025, ndërsa data e zhvillimit dy ditë më pas, 25 shkurt. Pra në këtë rast Kryeministria e ka lajmëruar KQZ për aktivitetin te zona e 5 majit vetëm dy ditë para, ç`ka përbën shkak për anullimin e tij sipas Kodit Zgjedhor. Por KQZ në vend që të shkruante arsyeja e ndalimit, në shkelje të afatit 5 ditor gjate regjistrimit, ka shkruar arsyeja e lejimit, është shkelja e afateve.

Pra qartazi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lejuar një aktivitet të kryeministrit Rama të cilin duhet ta kishte ndaluar. Por kjo është vetëm një shkelje e vogël, përpara skandalit që Xhadat kanë zbuluar me përdorimin e aseteve që janë të ndaluara me ligj për t`u përdorur 4 muaj para zgjedhjeve.

Në 28 mars, janë shpërndarë, çelësat e disa apartamenteve në zonën e 5 majit. Vetë banorët e pranuan këtë. Ata deklaruan se çelësat u shpërndanë nga firma ndërtuese, ndonënëse pallatet janë dorëzuar në Bashkinë e Tiranës. Sipas tyre këto lëvizje po bëhen për fushatë.