Ai 25, ajo 15, Pavli dhe Pranvera Sallata tregojnë si lindi dashuria në cirk dhe nuk u shua kurrë

Ai 25, ajo 15, Pavli dhe Pranvera Sallata tregojnë si lindi dashuria në cirk dhe nuk u shua kurrë

Në prag të festës së Shën Valentinit, në studion e “Zgjohu me MCN” u rrëfye historia e veçantë e dashurisë së Pavli dhe Pranvera Sallatës, një histori që nisi në arenën e cirkut dhe i rezistoi kohës, sfidave dhe peripecive të jetës.

Ajo ishte 15 vjeçe, ai 25, kur lidhën jetën me njëri-tjetrin, një dashuri që, pavarësisht vështirësive, nuk u shua kurrë.

Pavli Sallata

Sot jemi të lumtur dhe vazhdojmë të jemi të lumtur për jetën bashkëshortore dhe artistike që kemi ndërtuar së bashku. 

Kemi punuar në një profesion që na lidhi edhe më shumë dhe e forcoi dashurinë tonë. Tani jemi në një moshë ku ndihemi të plotësuar, sidomos me familjen, me nipër e mbesa. 

Kemi arritur të ndërtojmë një familje të shëndetshme dhe të rrisim brezin pasardhës me shumë sakrifica. 

Në fillim punoja në cirk, duke realizuar numra në tel. Pranvera ishte pjesë e trupës së cirkut, e bijë e artistit të njohur Talat Agolli. Kur u ktheva nga ushtria, isha ende i pakonsoliduar profesionalisht, por punoja fort dhe stërvitesha çdo ditë. Gjatë asaj kohe realizova një numër të ri dhe lidhja jonë u forcua. 

Ne përjetuam edhe një ndarje të detyruar gjatë periudhës së komunizmit, kur familja e Pranverës u persekutua. Ne qëndruam të ndarë për shtatë vite. 

Por pas gjithë atyre sakrificave dhe vështirësive, u ribashkuam për të mos u ndarë më kurrë. 

Pranvera Sallata

Ju falënderojmë që na bëtë pjesë të këtij takimi. Dashuria ka të mirat dhe të këqijat e saj, por mes nesh nuk ka pasur asnjëherë thyerje. Kemi gjetur gjithmonë forcën për të qëndruar krah njëri-tjetrit. 

Dashurinë e konsideroj në shumë forma, mes nënës dhe fëmijës, në familje, por forma më e konsoliduar për mua është ajo përkrah bashkëshortit. Asnjëherë nuk kam ndier që mes nesh ka çaluar diçka. 

Ne njiheshim që fëmijë, pasi punonin bashkë në cirk. Jam bashkuar në skenë me Pavlin që në moshën 9-vjeçare, kur realizuam së bashku një numër në ‘telin e shtrënguar’. 

Më pas u rrita, u bëra 15 vjeçe, dhe në atë kohë Pavliu u largua për specializim në Kinë. Lidhja jonë u kthye në një fejesë familjare dhe më pas në një martesë që vazhdon edhe sot.

Historia e tyre mbetet një dëshmi se dashuria e lindur mes pasionit për artin dhe punës së përbashkët mund t’i mbijetojë kohës, sakrificave dhe çdo sfide.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy