Matina Çobo, nutricioniste nën jë lidhje skype me emisionin ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për dietën ketogjonike e cila është një dietë e varfër në sheqer dhe e pasur në yndyrë, benefitet e saj në organizëm si dhe efektet anësore.
Ajo tha se kjo dietë ndikon drejtpërdrejtë në metabolizëm dhe është më e mira sa i përket rënies së peshës kryesisht për femrat.
Sipas saj nëse qëllimi është dobësimi mund ta zgjasni deri në 3 muaj, por ajo mund të përdoret dhe për shumë sëmundje të tjera për të cilat ka një ndikim pozitiv.
Në fakt kam 8 vite që merrem me dietat dhe kjo mbetet më e mira për tu dobësuar sepse ka një ritëm dobësimi shumë më të lartë se të tjerat sidomos për femrat. Dieta ‘Keto’ nuk lejon konsumimin e karbohidrateve, siç mund të jenë drithërat, grupi i karbohidrateve, gruri, thekra por zhvendoset drejt i yndyrave të shëndetshme.
Edhe Keto ka disa lloje, mund të jetë amerikane që ka shumë yndyra si gjalpi, avokado, ndërsa Keto që sugjeroj unë është ajo mesdhetare që ka yndyra si arroret, vaj ulliri, ullinjtë dhe avokado.
Gjithmonë Keto preferohet të nisë me dy vezë, pak djath, domate, pastaj kombinuar me sallata perimesh e shoqëruar me një fileto pule, viçi apo peshk. Ndërkohë do ishte e nevojshme dhe për një snac pasdite që mund të ishte me fruta të thata që janë arroret dhe një frut i stinës por me moderim. Ndërsa darka mund të kombinohet njësoj si dreka.
Dieta Keto është një dietë që e vendos trupin drejt ketonës, pra gjatë kohës që nuk prodhojmë karbohidrate djegim sasitë tonë dhjamore. Kjo dietë ndikon drejtpërdrejtë në metabolizëm dhe mund të kthehet dhe në një stil jetese sepse ul dhe episodet e atyre që vuajnë nga epilepsia.
Po ashtu reagojnë shumë mirë ndaj saj dhe njerëzit që vuajnë nga tiroidet, artriti, skleroza. Ndërsa nëse qëllimi është dobësimi mund ta zgjasni deri në 3 muaj. Në rast se e prish çdo javë është e vështirë të futesh në rrjedhën e saj.
Problemet që hasim më shpesh janë dierreja që vijnë nga ndërprerja e drithërave dhe ditët e para që përjetojmë është gripi i Ketos që ndodh si pasojë e humbjes së mineraleve të cilat do duhet që ti zëvendësojmë.



