Mësohen detaje të reja nga krimi në familje i ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Pëllumbarë të Përmetit, ku Leonidha Peçi, 82 vjeç vrau me një shkop druri bashkëshorten e tij Afroviti Peçi, 80 vjeçe në banesën e tyre.
Gazetarja e MCN TV, Jonida Qirko raporton se trupi u gjet nga pastruesja që kujdesej për të moshuarit, pasi fëmijët e çiftit ndodhen në emigrim.
Burri pretendonte se gruaja nuk ishte e denjë për të dhe se situata ishte e përsëritur në mënyrë të ndjeshme në dy vitet e fundit, ku i moshuari ishte agresiv edhe ndaj banorëve të tjerë të lagjes.
Dukej si diçka e paralajmëruar, por askush nuk i kishte shkuar në mendje se do ndodhte diçka e tillë. Viktima kishte goditje në fytyrë dhe trup.
Ndërkohë pasditen e djeshme 82-vjeçari ka pësuar arrest kardiak në komisariatin e policisë Përmet.
Për shkak të ndërlikimit të shëndetit të tij është dërguar në spital në kryeqytet.
82-vjeçari ka qenë i proceduar për dhunë dhe gjatë gjithë jetës së tyre dy bashkëshortët kanë pasur konflikte të vazhdueshme.



