
Angelina Jolie në të vërtetë do të preferonte të ishte më shumë regjisore, sesa aktore. Thjesht nuk mundet, dhe divorci i përfolur shumë nga Brad Pitt duket se është arsyeja.
"Unë e dua regjizurën, por pata një ndryshim në situatën time familjare që nuk më bëri të mundur të bëj rolin e regjisores për disa vjet. Kisha nevojë të bëja punë me orar më të shkurtër dhe të isha më shumë në shtëpi, kështu që u ktheva përsëri duke bërë disa role aktrimi. Kjo është e vërteta”, tha Jolie për “Entertainment Weekly” ndërsa promovonte thrillerin e ardhshëm “Those Who Wish Me Dead”.
Puna e parë e Jolie si regjisore ishte “In the Land of Blood and Honey”, që u shfaq në vitin 2011, dhe u pasua nga “Unbroken” dhe “By the Sea”, në të cilën luajti me Pitt.
Por divorci i tyre në vitin 2016, i cili ende nuk është finalizuar, me sa duket ndikoi në planet e saj për të vazhduar regjizurën. Që nga viti 2017 ajo nuk ka drejtuar asnjë projekt, përkundrazi u kthye në një nga rolet e saj më të mëdha në “Maleficent: Mistress of Evil” të vitit 2019.
Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne Jolie-Pitt.
Burimi: Glamour



