
Janë mbyllu në barazim, dy ndeshjet e para për javën e 11-të në Abissnet Superiore.
Bylis dhe Teuta, u ndanë në barazim pa gola, ndonëse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat. Dy skuadrat vazhdojnë të konfirmojnë formën e dobët, me durrsakët që mbeten në vendin e fundit me 8 pikë, ndërsa ballshiotët mbajnë vendin e 7-të me 12 pikë.
Sfida tjetër, Erzeni-Kastrioti, u mbyll në barazim 1-1. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Grecën në minutën e 7-të, por shijakasit ia dolën të reagojnë, duke barazuar me Nonato në minutën e 56-të.
Të dyja skuadrat i shkuan afër golit të fitores por pa sukses. Me këtë barazim, Erzeni mban vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Kastrioti renditet i gjashti me 14 pikë.
RENDITJA:



