Mlladiç, kasapi i Ballkanit, në orën e drejtësisë

Mlladiç, kasapi i Ballkanit, në orën e drejtësisë

Ai është akuzuar si autor i spastrimit etnik në ish-Jugosllavi dhe shefi, në Srebrenicë, i masakrës më të rëndë në Evropë që prej vitit 1945.

Viktimat nuk kanë pritur të bërë drejtësi për Ratko Mlladiçin “kasapin e Ballkanit”.

Mbështetësit e tij janë të bindur për ashpërsinë në të ardhmen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY), ku rekuizimi fillon të hënën.

Në muajin nëntor në Beograd, mikja dhe biografja e “Gjeneralit”, Liljana Bulatoviç, denoncoi një skenar të shkruar më parë.

Për viktimat e luftës së viteve 1990, Ratko, sot 74 vjeç, është larg mbrojtësit të serbëve përdorur për të përshkruar admiruesit e tij.

“Mos u trembni nga asgjë, ju do të evakuoheni në siguri të plotë”, u premtoi në korrik 1995, kreu ushtarak i serbëve të Bosnjës myslimanëve të arratisur nga enklava e Srebrenicës.

Më pas burrat dhe adoleshentët ishin ndarë nga gratë për të mos u kthyer të gjallë. Rreth 8 000 u vranë në gjashtë ditë, gjë që TPIY-ja e konsideron si një akt gjenocidi.

Nuk është i vetmi krim i këtij oficeri jugosllav i ngarkuar në qershor të vitit 1991, ndërkohë që lufta mbërriti, për të organizuar në Kroaci separatistët serbë republikës afatshkurtër të Krajinas.

Kur konflikti shtrihet në Bosnje, në vitin 1992, gjenerali i promovuar bëhet njeriu i rrethimit të Sarajevës, ku bombat dhe snajperat do të shkaktonin 10 000 të vdekur në tre vjet.

Mlladiç do të bashkonte myslimanët dhe kroatët në të njëjtën urretje duke u transformuar në mbrojtësin e popullit serb, kërcënuar nga gjenocidi dhe destinuar të zhdukej pra hyrjes së islamit.

Presidenti, Slobodan Millosheviç, vdiq në vitin 2006 në Hagë, mishëroi Serbinë e Madhe ndërsa Radovan Karaxhixh, dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid duke qenë një teoricien fanatik, Mlladiç ishte një krah i pamëshirshëm ushtarak.

Para TPIY, i dobësuar nga sëmundja, ai nuk ka shprehur kurrë keqardhje, ai vetëm ka mbrojtur vendin e tij , ka mbrojtur drejtësinë e kauzës serbe.

Në sytë e këtij ushtaraku masiv, herë i nervozuar dhe herë i qeshur, kufijtë kanë qenë gjithmonë të shënuar me gjak dhe shtetet të ndara nga varret.

– Cinik dhe sadist –

Në vitin 1995, kur përfundon në Bosnje një luftë që do të shkaktonte 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të zhvendosur, Ratko Mlladiç tërhiqet në bastionin e tij në Han Pijesak, bazë ushtarake.

Më pas vendoset në Beograd, i mbrojtur nga ushtria. Ai është parë në dyqane, restorante, ndeshje futbolli. Komuniteti ndërkombëtar kërkon ekstradimin e tij. Ai arratiset në vitin 2000.

Pavarësisht rrëzimit të Millosheviçit, arratisja e tij zgjati 11 vjet. Por rrjetet e tij janë dobësuar nga arrestimet dhe aspirata e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Mlladiç bëhet një pengesë.

Në sytë e Liljana Bulatoviç, Beogradi kërkonte të hynte në Evropë duke u shfaqur i pastër, pa mëkate në koshiencë, mëkate tranferuar serbo-boshnjakve.

Më 26 maj 2011, Mlladiç gjendet të një i afërm, në fshatin Lazarevo. Presidenti pro-evropian, Boris Tadiç e tranferon në Hagë.

Për ish-presidenten e serbo-boshnjakëve, Biljana Plavsic, dënuar për krime lufte, Mlladiç ishte i vetmi njeri që mund të shpëtonte tokat serbe.

Ish-oficeri jugosllav, koloneli Gajo Petkovic, e përshkruante atë si një njeri cinik dhe sadist, i udhëhequr nga nervozizmi dhe brutaliteti. Ishte që prej vitit 1994, viti i vrasjes në Beograd i vajzës së tij, Ana Mlladiç. Një vit para Srebrenicës./ (Nga Jovan MATIC dhe Nicolas GAUDICHET)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy