Treska: Për taksat kombëtare duhen pyetur ekspertët, për të realizuar të ardhurat dhe rritur mirëqenien

Treska: Për taksat kombëtare duhen pyetur ekspertët, për të realizuar të ardhurat dhe rritur mirëqenien

Ekspertja kontabël, Etleva Treska, shtyrjen e miratimit të projektligjit “Për Taksat Kombëtare”, e komenton me faktin se para se të kalojë në parlament, grupet parlamentare duhet të kishin folur me grupet e interesit.

Nga studio e MCN Economy, Treska deklaroi se e rëndësishme është se si do të bëhen këto politika që shteti të realizojë buxhetet dhe të ardhurat e veta dhe të rrisë mirëqenien e popullit të tij.

Sipas saj, në momentin që flitet pa marrë parasysh asnjë gjë, nuk dihet çfarë konkluzioni mund të dalë për taksat.

Në momentin që kalon 60% e ndryshimeve të ligjit, duhet filluar të bëhet ligj i ri. Këtë e bëjnë organet ligjvënëse, ne ekspertët jemi te pjesa zbatuese në praktikë. Jemi në prag të ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Në momentin që do pyeteshin ekspertët, atëherë do thoja që gjërat do të bëheshin më të sakta.

Duhet të kemi plane 5-10 vjeçare, afatmesme, afatshkurtra dhe afatgjata që të dimë çfarë po bëjmë në mënyrë që ndryshimet ti bëjmë për veten dhe kombin.

Kombi nuk e meriton që të jetë në këtë lloj agonie ekonomike dhe politike.

Ndërkohë që ky vend është kaq i pasur si për pjesën e turizmit dhe agroturizmit, boll ta dimë ta drejtojmë këtë vend.

Lidhur me ndryshimet e paarsyetuara, deklaroi se dikush tatohet dhe dikush nuk tatohet.

Ajo tha se deri sa jemi prekur për taksat kombëtare, jemi rritur tek të ardhurat, në momentin që rriten sjell ndikim dhe impakt.

Treska kërkoi që të formalizohet tregu në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë, pasi tha se vetëm çereku janë të deklaruar, ndërsa pjesa tjetër janë të palicencuar.

Shteti po më detyron që të mbyll biznesin dhe të dalë informal. Në Itali janë shumë të rregulluara gjërat, janë dëshirat për ti futur në një kornizë.

Duhet të ulen ekspertët dhe të dalim me konkludime. Ne e dimë që çdo muaj shteti duhet të derdhë dhe të mbushë gropën e sigurimeve shoqërore.

Nuk mendoj se jemi popull kaq i paaftë, ka intelektualë dhe ka koka. Për të mirë të qeverisë, njerëzve dhe biznesit duhen gjetur rrugë alternative, sepse lapsi bën çudi.

U nisëm nga 1991 dhe boll të shikonim botën dhe kishim mundësi të bënim qoftë plan urbanistik dhe ekonominë ta kishim më të mirë se Zvicra.

Të gjitha mundësitë janë, por duhet ulja e profesionistëve për të gjetur rrugë dhe mundësi të reja.

Treska shtoi se bagëtia po vjen dhe po zvogëlohet për numër krerësh, ndaj propozoi heqja e taksave për importin në mënyrë që fermerët të shtojnë krerët dhe të kenë lehtësira.

Sapo mbaroi skema kombëtare, pagesa për një krerë lopë ishte 10 mijë lekë të reja, që dy orë ushqim i ka, apo për delet 1200 lekë. Në mënyrë simbolike ti nuk e ndihmon dot këtë pjesë.

Ose duhet të kesh 50 krerë lopë që të ndihmoj. Kjo kuotë vihet se pjesa më e madhe nuk janë pjesë për të përfituar nga skema kombëtare.

Pjesa tjetër që ka 49 apo 40, nuk përfiton. Ndërkohë që ai ka më pak, ka kosto më të ulëta se merr më pak ushqim.

Për tatimin mbi të ardhurat tha se për këtë ligj jemi shteti më special, pasi çdo shtet ka një minimum jetik, dhe ne nuk tatohemi mbi fitimin por mbi të ardhurat.

Mbi bazë të të ardhurave që ke deklaruar dhe të janë mbajtur nga shteti, ti tatohesh në masën 15%. Ty mbase s’të ka ngelur një lekë, por ti tatohesh mbi ato që ke marrë.

Të gjithë personat e dypunësuar kanë detyrim vjetor të bëjnë deklarimin. Me dy punë bën sakrificë dhe merr 100 mijë lekë, ndërsa një tjetër bën një punë dhe merr po 100 mijë lekë.

Ky që ka sakrifikuar më shumë dhe bën dy punë e merr të njëjtat të ardhura, tatohet më shumë. Duhet parë kjo punë.

Ti mund të kesh punuar vetëm një muaj në dy punë dhe në fund të vitit penalizohesh.

Rëndohen goxha personat që mundohen të punojnë, duke sakrifikuar mbi kohën dhe mbi çdo mundësi tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy