
Avokati Redon Meksi në MCN Live komentuar fushatën e bërë nga Erion Veliaj i cili deklaroi se përfshirja e artistëve që dikur kanë qenë kundër tij tani po e nxjerrin si kandidatin më të mirë në botë ka acaruar njerëzit. Ai tha se kjo nuk duket aspak e mirë, ndërsa për fushatën e Ramës tha se ai ka kërcënuar votuesit me paratë publike.
Fushata e bërë nga Erion Veliaj me merkaton e artistëve që i nxjerr ka shtuar inatin tek qytetarët. Po sjell një shembull, kisha tre javë që i thoja një të njohuri se e vetmja mundësi për të humbur Veliaj është votimi i Belindit dhe nuk pranonte, se kishte inatin me Berishën dhe Metën, ndërsa kur pa që Luzia Gega i doli në mbështetje më telefonoi dhe tha e vendosa që do votoj Belindin. Pra dua të them se gjithë kjo arroagncë ka acaruar njerëzit më shumë.
Sa herë që i shoh këta persona që dikur ka qenë kundër qeverisë dhe tani na del që ky është kryetari më i mirë në botë, ka 8 vite që s’ka bërë asgjë në Tiranë ndërsa dy muaj fushatë shtroi çdo cep të saj, piramida ka 8 vjet që është nisur, por para 4 vitesh nuk u përfundua se Veliaj nuk kishte përballë kanadidatë. Nuk jam kundër artistëve, por jam kundër mënyrës se si merren nga kandidati i radhës dhe përdoren si lecka, kundrejt x apo y.
Ndërsa më tej duke u ndalur te fushata e Ramës kemi parë që ka kërcënuar votuesit me paratë publike, kjo është antiligjore në radhë të parë, por kjo prapë ka acaruar njerëzit sepse ato para janë trashëgimi e jona ai nuk i ka të vetat ai.



