Një person i cili dyshohet se përplasi makinën e tij në portën e një bazës ajrore të forcave amerikane në Britani është arrestuar nga policia vendase.
Ngjarja ndodhi në qytetin Sufolk dhe sipa mediave të huaja, personi i cili është ndaluar nga policia ishte duke u përpjekur marrë një aeroplan ushtarak.
Prsoneli amerikan i sigurisë së bazës ajrore, kishte shtënë me armë gjatë incidentit të sotëm para se personi të arrestohej.
Nuk është ende e qartë se çfarë natyre kishte ky incident dhe përse 44-vjeçari i arrestuar ishte përpjekur të depërtonte brenda bazës.
Një zëdhënëse e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara tha se mbyllja e imponuar në këtë bazë është tërhequr.
Baza Meldenhall është 130 kilometra në veri të Londrës dhe e 100 që SHBA ka në të gjithë botën.



