
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka hequr fjalën kompromis kur ka folur për raundin e parë të bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se në takimet e radhës do të ketë edhe më shumë përfshirje të faktorëve tjerë.
“Ky është takimi fillestar. Takimi i parë për fazën finale. DO të jetë një bazament për dianmiken e mëtutjshme. Mendoj se Kosova ka edhe vendosmëri, edhe përgjegjësinë për këtë proces. Ky është proces që u takon të gjithëve”, ka thënë ai për DW.
Kreu i shtetit serb ka paralajmëruar se po përgatitet për Marrëveshjen Finale me Serbinë.
“Do të jemi të bashkuar në fazat e ardhshme. Do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Pa normalizim të raporteve tona askush nuk do ta mirëpret as Kosova dhe as Serbinë”, ka thënë Thaçi.
Sipas kreut të shtetit, Kosova nuk ka arsye për të bërë lëshime dhe se një konflikti i ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rrezik për konflikte të reja.



