Zbulohet në Durrës shtëpia me qira e kthyer në bazë prostitucioni nga dy braziliane dhe sy shqiptare.
Kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit; procedohen penalisht dy shtetase braziliane.
Si rezultat i operacionit të koduar “Storm” u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D., dhe S. A., banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.
Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se të dyshuarat kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Durrës për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.



