Inspektoriati Ndërtimor dhe efektivët e Policisë Bashkiake zbarkuar këtë të enjte në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Mësohet se policia Bashkiake po ushtron kontrolle në ambientet e FSHF-së.
Kujtojmë që kjo situatë vjen pasi prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit Armando Duka, lidhur me administrimin e një fondi prej 1.3 milionë eurosh që UEFA ia ka kaluar asaj për llogari të Klubit të futbollit të Tiranës.
Administratori i FSHF-së, Hasan Gurabardhi tha për mediat se ishin dy inspektorë që kontrolluan lejet e ndërtimit të godinës. Ai theksoi se është e çuditshme që kontrollet u bënë pikërisht sot pasi leja e ndërtimit është dhënë që në 2017.
Sot ishin dy inspektorë për të kontrolluar lejet e ndërtimit të shtëpisë së futbollit. Ne i vumë në dispozicion. E çuditshme pse erdhën sot. Se leje e ndërtimit është dhënë që në 2017. Për këtë kontroll nuk kanë ardhur por ne ua vendosëm në dispozicion të gjitha. Erdhën inxhinieri dhe folëm. Do e sjelli ditën e hënë një dokumentacion që kërkojnë. Por kjo është me leje kemi dhe tabelën jashtë jemi habitur pse vijnë në këtë ditë. Pse vijnë sot. Erdhën kërkuan leje ndërtimi. Bashkia e Tiranës i ka ato. Pa diskutim. Nuk e di në formë presion se ato ishin korrekt. Erdhi kompania ndërtimore dhe ditën e hënë do jenë këtu. Nuk ishim lajmëruar më herët. Jam administrator i shtëpisë së futbollit. Ditë nuk kanë pasur caktuar. Patën ardhur para një muaji. Ishte i befasishëm.



