Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të vendosë ushtrinë amerikane dhe do të mbyllë kufirin jugor nëse autoritetet meksikane nuk ndalojnë grupet e mëdha të emigrantëve që vijnë në SHBA nga Guatemala, Hondurasi dhe Salvador.
Paralajmërimi, vjen nëpërmjet një serie mesazhesh në Twitter, pasi një karvan i ri prej më shumë se 3.000 emigrantëve nga El Salvador, Honduras dhe Guatemala drejtohen në veri të kufirit amerikan.
Trump tashmë ka kërcënuar të shkurtojë të gjitha pagesat e ndihmës për të tre vendet lidhur me emigracionin e paligjshëm.
Por grupi i emigrantëve thotë se po ikin nga dhuna dhe varfëria.
“Përveç ndalimit të të gjitha pagesave për këto vende, të cilat duket se nuk kanë pothuajse asnjë kontroll mbi popullsinë e tyre, unë duhet, në mënyrën më të fortë të mundshme, ta ftoj Meksikën të ndalojë këtë proces dhe nëse kjo nuk është e mundur, unë do të angazhoj ushtrinë amerikane dhe do të mbyll kufirin jugor”, paralajmëroi Trump në Twitter.
Presidenti ka kërcënuar më parë për të shkurtuar ndihmën hondurase. SHBA-të dërguan në 2016 dhe 2017 më shumë se 175 milion dollarë, sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.



