U akuza se nxori sekretin hetimor, rikthehet në detyrë Artan Shkëmbi

U akuza se nxori sekretin hetimor, rikthehet në detyrë Artan Shkëmbi

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” ish- zëvendës drejtorit të OFL Artan Shkëmbi.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.

Artan Shkëmbi u hetua pas një informacioni sekret të ardhur nga Gjermania. Ky informacion ishte për një grup kriminal të trafikut të drogës, për të cilin thuhej se Artan Shkëmbi si dokument ia dorëzoi një prej anëtarëve të këtij grupi duke dekonspiruar hetimin.

Por autoritetet gjermane kanë dekriptuar mesazhin dhe fillimisht GJKKO dhe më pas Ardi Veliu me urdhër ka pezulluar nga detyra Shkëmbin i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy